Lidhje

Gjenerali në pension: Ushtarët homoseksualë hollandezë nuk ndaluan masakrën e Srebrenicës

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Një ish gjeneral amerikan thotë se trupat hollandeze dështuan të ndalonin masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 ku u vranë gati 8 mijë burra myslimanë, pjesësisht për faktin se batalioni i tyre përfshinte ushtarë homoseksualë.

John Sheehan, komandant i lartë i Natos në vitet 1990 dëshmoi para një komisioni të senatit amerikan të enjten se ish shefi i shtabit të ushtrisë hollandeze i kishte thënë se ushtarët e tij homoseksualë ishin pjesërisht përgjegjës për mos ndalimin e masakrës së kryer nga serbët e Bosnjes. Ai tha se trupat hollandeze që shërbyen si paqeruajtës së OKBsë dhe ishin të ngarkuar të mbronin Srebrenicën ishin të pafuqishëm dhe të keqdrejtuar. Ambasadorja e Hollandës në Shtetet e Bashkuara, Renee Jones-Bos nuk ra dakort me komentet e gjeneralit Sheehan. Ambasadorja tha se është krenare për politikën e hapur të vendit të saj ndaj homoseksualëve në ushtri.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Hollandës, Roger van de Wetering i tha Zërit të Amerikës se komentet e gjeneralit ishin totalisht të pakuptimta.

XS
SM
MD
LG