Lidhje

Teori e re: Toka ka pasur më parë 2 Hëna


Teori e re: Toka ka pasur më parë 2 Hëna
Teori e re: Toka ka pasur më parë 2 Hëna

Një teori e re sugjeron se Toka në të kaluarën ka patur edhe një hënë tjetër të vogël, e cila shumë kohë më parë ishte përplasur me simotrën e saj më të madhe. Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në Santa Kruz thonë se studimet e tyre sugjerojnë se rreth 4 miliardë vjet më parë, hëna dhe simotra e saj më e vogël u përplasën gjatë rrotullimit rreth orbitës së planetit tonë. Ata thonë se teoria e tyre e quajtur “Big Splat” shpjegon përse ekzistojnë ndryshime të mëdha të terrenit dhe përbërjes kimike mes dy pjesëve të hënës.

Pejsazhi i Hënës, që shohim ne natën, është relativisht i ulët dhe i rrafshët me përbërje të pasur të potasiumit, elementeve të rralla të tokës dhe fosforit. Prania e këtyre elementeve është më e pakët në anën tjetër të Hënës, e cila ka një kore më të trashë dhe më të lartë, dhe me një reliev më malor. Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në Santa Kruz thonë se gjatë përplasjes së Hënës që lëvizte ngadalë me simotrën e saj të vogël, Hëna tjetër u coptua në grimca të vogla, të cilat u shpërndanë në sipërfaqen hënore, duke krijuar një shtresë të re të kores me trashësi prej shumë kilometrash.

XS
SM
MD
LG