Lidhje

40 vjetori i Ditës së Tokës

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Vendet në mbarë botën po zhvillojnë sot veprimtari me rastin e 40 vjetorit të Ditës së Tokës me thirrje për të mbrojtur dhe ruajtur ambjentin. Në Shtetet e Bashkuara, administrata Obama po e shënon këtë përvjetor me veprimtari një javore në mbarë vendin.

Në një deklaratë, zoti Obama bënte thirrje për punë të vazhdueshme “për ta bërë realitet ëndërrën e një ekonomie bazuar tek energjia e pastër” dhe për ta shndërruar botën në një vend më të sigurtë dhe më të pastër për brezat e ardhshme.

Veprimtaritë në Shtetet e Bashkuara filluan më 17 prill me prezantimin e një fshati ekologjik dhe projekte të shërbimeve vullnetare në shëtitoren kombëtare në Uashington, një park i madh ky popullor për turistët, ku ndodhen monumente dhe muzeume kombëtare.

XS
SM
MD
LG