Lidhje

Qindra miliona të krishterë në botë kremtojnë Pashkët

  • Zëri Amerikës

Qindra miliona të krishterë kudo në botë po kremtojnë Pashkët, me shërbime kishtare, lutje dhe muzikë, nga roku e deri te himnet tradicionale.

Pashkët janë dita më e shenjtë në kalendarin e krishterë që përkujton rilindjen e Jezu Krishtit tre ditë pas vdekjes së tij sipas atij besimi.

Njerëz nga e gjithë bota u mblodhën sot në objektet e shenjta të Jeruzalemit për të kremtuar Pashkët. Numri i njerëzve ishte më i madh se zakonisht sepse për herë të parë në shumë vite, ortodoksët dhe katolikët i kremtojnë Pashkët në të njëjtën ditë.

Në mesazhin e tij tradicional sot në mëngjes në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Benedikt i bëri thirrje njerëzimit t’i nënshtrohen një konvertimi “shpirtëror dhe moral”. Udhëheqësi i Kishës Katolike shprehu gjithashtu keqardhje për vuajtjet e të krishterëve në Irak dhe në vende të tjera për shkak të përndjekjeve fetare.

Papa nuk përmendi skandalet e mbulimit të abuzimeve seksuale nga ana e disa klerikëve.

XS
SM
MD
LG