Lidhje

Ceremonia e vezëve të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë

  • Zëri Amerikës

Në oborrin e Shtëpisë së Bardhë u zhvillua sot paradite ceremonia tradicionale e vezëve të Pashkëve. Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Obama, zonja e Parë Mishel dhe vajzat e tyre Sasha dhe Malia. Në këtë festë tradicionale morën pjesë mijra njerëz dhe natyrisht shumë fëmijë. Të rriturit dhe fëmijët mezi e kishin pritur këtë ditë për të vërshuar në lëndinën përpara Shtëpisë së Bardhë. Për ceremoninë që zhvillohet çdo vit të hënën pas Pashkëve, sivjet ishin zjerë dhe ngjyrosur 14,500 vezë. Kjo festë ka një traditë vjetër që fillon në vitin 1878 dhe enetusiazmi është akoma më i madh sepse tradicionalisht aty vjet vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara. Disa gjatë viteve ceremonia është anuluar për shkak të luftrave të ndryshme. Më parë, biletat për këtë ngjarje bliheshin duke qendruar në radhë të gjata pranë Shtëpisë së Bardhë por këtë vit ishte ndryshe. Shpërndarja e biletave u bë përmes një llotarie në internet. Por nuk është thjesht gjetja e vezëve në lëndinë që e bën këtë një ngjarje të shënuar. Tradicionalisht, ceremonia shënon njëkohësisht edhe ardhjen e pranverës në kryeqytetin amerikan. Sot në Uashington është një ditë e bukur që duket se vërtet shënon fillimin e stinës së re.

XS
SM
MD
LG