Lidhje

Nënsekretari i Shtetit Uilliam Bërns për takime në Egjipt

  • Zëri Amerikës

Nënsekretari i Shtetit Uilliam Bërns për takime në Egjipt

Nënsekretari i Shtetit Uilliam Bërns për takime në Egjipt

Kryeministri britanik David Kameron mbërriti në Egjipt, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë i huaj që viziton atë vend që prej përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak.

Zoti Kameron mbërriti sot në Kairo, ku një diplomat i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit mbërriti gjithashtu për një vizitë zyrtare.

Nën-sekretari amerikan i Shtetit për çështjet politike, Uilliam Bërns ndodhet në Egjipt ku është takuar me zyrtarë të qeverisë së përkohshme të Egjiptit si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Zoti Bërns bëri thirrje për masa të fuqishme për rivendosjen e besimit në procesin e trazincionit drejt demokracisë.

Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton njoftoi javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Egjiptit 150 milionë dollarë për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të atij vendi dhe për të mbështetur qeverinë e përkohshme.

XS
SM
MD
LG