Lidhje

Kajro: 11 të vrarë gjatë dhunës parazgjedhore

  • Zëri Amerikës

Dhuna parazgjedhore ka shpërthyer në kryeqytetin egjiptian, Kajro, duke vrarë të paktën 11 njerëz, duke plagosur më shumë se 100 të tjerë, dhe duke bërë që disa kandidatë presidencialë të pezullojnë fushatat e tyre.

Burimet mjekësore dhe të sigurimit konfirmuan numrin e vdekjeve në luftimet e sotme, që filluan në agim, kur sulmuesit bastisën një kamp proteste të qindra aktivistëve që kundërshtojnë qeverinë e mbështetur nga ushtria.

Protestuesit kryesisht islamikë kishte ngritur kampe pranë Ministrisë së Mbrojtjes në disktriktin Abbassiya që nga e shtuna, duke kërkuar një fund të menjëhershëm për sundimin ushtarak të vendit. Protestuesit luftuan kundër sulmuesve, që u përshkruan nga disa dëshmitarë si "banditë" pro-qeveritarë. Grupet rivale sulmuan njëri-tjetrin me bomba zjarri dhe gurë.

Të dy kandidatët kryesorë islamikë për presidencën egjiptiane reaguan ndaj dhunës, duke pezulluar fushatat e tyre për zgjedhjet, të cilat fillojnë më 23 dhe 24 maj.

XS
SM
MD
LG