Lidhje

Carter: Zgjedhjet në Egjipt e përfaqësuan saktë vullnetin e popullit

  • Zëri Amerikës

Carter: Zgjedhjet në Egjipt e përfaqësuan saktë vullnetin e popullit

Carter: Zgjedhjet në Egjipt e përfaqësuan saktë vullnetin e popullit

Ish-Presidenti amerikan Jimmy Carter, thotë se ndonëse në zgjedhjet e fundit parlamentare të Egjiptit ka pasur "parregullsi", në përgjithësi duket se ato e përfaqësuan saktë vullnetin e popullit.

Zoti Carter i bëri komentet sot në një konferencë shtypi në Kajro, pasi kaloi një pjesë të javës për të ndihmuar në monitorimin e raundin të tretë dhe të fundit të zgjedhjeve.

Ai tha se nga njerëzit ka patur rreth 900 ankesa zyrtare. Sipas zotit Carter, trajnimi për zyrtarët e zgjedhjeve ishte i pamjaftueshëm. Ai tha se ishte "zhgënjyer shumë" që pak gra patën mundësi të kandidonin në zgjedhje. Por mbi të gjitha, tha zoti Carter, zgjedhjet përfaqësojnë një pikë kthese për Egjiptin dhe rajonin:

"Kjo është një ngjarje e madhe dhe historike, jo vetëm në Egjipt për të formuar një lloj të ri të qeverisjes demokratike dhe të lirë, por do të ketë një efekt të thellë në të gjithë rajonin, dhe në të vërtetë do të ngjallte admirimin e botës në qoftë se ajo shkon siç ishte planifikuar. Zgjedhjet u zhvilluan shumë të qeta, dhe midis partive konkurruese pati shumë harmoni. Rezultatet, sipas mendimit tonë, do të jenë një plus për popullin e Egjiptit".

Dje, zoti Carter i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ai nuk beson që ushtria egjiptiane të heqë dorë shpejt nga i gjithë pushteti i saj në favor të një qeverie të zgjedhur civile.

Ai tha se nuk duhet pritur një ndryshim i menjëhershëm në tërësinë e autoritetit ushtarak brenda këtij viti. Sipas tij, ushtria do të përpiqet të ruajë sa më shumë pushtet që të jetë e mundur.

Zoti Carter thotë se është e nevojshme që kushtetuta e re egjiptiane të përmbajë kufizime të përhershme për ushtrinë.

Muajt e fundit, mijëra egjiptianë kanë protestuar kundër qeverisë kalimtare ushtarake, duke e akuzuar atë se po përpiqet të frenojë kalimin drejt një administrate civile.

XS
SM
MD
LG