Lidhje

Egjipt: Protestat vazhdojnë megjithë kompromiset e ofruara nga Mubaraku


Egjipt: Protestat vazhdojnë megjithë kompromiset e ofruara nga Mubaraku
Egjipt: Protestat vazhdojnë megjithë kompromiset e ofruara nga Mubaraku

Protestues të tjerë u janë bashkuar dhjetëra mijëra vetëve që kanë mbushur sheshin Tahrir në Kajro, megjithë vendimin e presidentit Hosni Mubarak për të krijuar komisione për të mbikëqyrur reformat demokratike.

Aktivistët kundër presidentit Mubarak zaptuan sheshin për të 15tën ditë në fushatën e tyre për të detyruar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit. Zoti Mubarak tha në komentet para kombit një javë më parë se nuk do të kërkojë një mandat të gjashtë në zgjedhjet e ardhshme në shtator.

Protestat kanë vazhduar dhe janë shtuar megjithë njoftimin e zotit Mubarak. Grumbullimet e mëdha shihen si një provë për mundësinë e demonstruesve për të vazhduar presionin mbi qeverinë që ata besojnë se po bën vetëm lëshime sipërfaqësore.

Protestuesit në shesh valvitën flamuj dhe hodhën parrulla kundër presidentit. Disa thanë se iu bashkuan protestuesve në shesh për herë të parë. Mes tyre ishte edhe Wael Ghonim, një punonjës për kompaninë amerikane Google i cili u lirua nga burgu të hënën. Ai u përshëndet me duatrokitje dhe brohoritje nga turma.

XS
SM
MD
LG