Lidhje

Eurozona vendos të rrisë fondet rezervë në përgjigje të emergjencave

  • Ardita Dunellari

17 vendet e Eurozonës duket se kanë rënë dakort të shtojnë sasinë e fondeve rezervë për t’u përdorur për emergjencat e ardhshme financiare të vendeve anëtare të zhytur në borxhe. Një fond i ri prej 656 miliardë dollarësh pritet të krijohet në korrik, por ekspertët financiarë thonë se ai është shumë i vogël për të përballuar borxhet e disa prej ekonomive më të mëdha evropiane si Italia apo Spanja, në se ato do të kenë ndonjëherë nevojë për ndihma nga jashtë.

Deri tani fonde emergjencash prej miliarda dollarësh janë përdorur për të shpëtuar nga falimentimi ekonomitë e Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë. Sipas njoftimeve të sotme, ministrat evropianë të financave pritet ta shtojnë fondin rezervë edhe me 252 miliardë dollarë të tjerë, për ta çuar në 900 miliardë, gjatë takimit të tyre në fund të muajit.

XS
SM
MD
LG