Lidhje

Ekonomia, shqetësimi kryesor i votuesve amerikanë

  • Mike O’Sullivan

Ekonomia, shqetësimi kryesor i votuesve amerikanë

Ekonomia, shqetësimi kryesor i votuesve amerikanë

Amerikanët do të dalin në votime më 2 nëntor për të zgjedhur 435 pjesëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe mbi një të tretën e Senatit 100-anëtarësh. Në anketa, amerikanët radhisin ekonominë si shqetësimin e tyre kryesor, madje mbështesin kandidatë që do të nxisin hapjen e vendeve të punës dhe do të rikthejnë begatinë.

Ndërkohë që papunësia ka arritur në 9,6 përqind në shkallë kombëtare dhe në gati 13 përqind vetëm në Kaliforni, votuesit thonë se amerikanëve u nevojiten vende pune.

Në zgjedhjet për senatorin e Kalifornisë, demokratja në detyrë Barbara Boksër thotë se hapja e vendeve të punës është përgjegjësia kryesore e qeverisë. Ajo shpreson të përkrahë bizneset e kujdesshme ndaj mjedisit, duke përdorur nxitje përmes taksave. Sfiduesja republikane, Karli Fiorina, ish-shefja ekzekutive e kompanisë Hwellet-Packard, dëshiron të shkurtojë taksat, të tkurrë shpenzimet qeveritare dhe të lejojë sektorin privat të hapë vende pune.

I njëjti debat po ndodh edhe në garën për guvernator, ku ish-shefja ekezekutive e E-Bayt, meg Whitman, ndeshet me ish-guvernatorin demokrat, Jerry Brown.

Më 2007, pamundësia e huamarrësve në mbarë vendin për të larë borxhet shkaktoi krizë në tregun e huave që jepeshin me kamata të pavolitshme, duke çuar në recesionin më të rëndë në 70 vjet. Në qytetin Stokton, papunësia ka arritur në 17 përqind dhe në një lagje periferike, të quajtur Ueston Renç, gati një e treta e pronarëve nuk janë në gjendje të paguajnë kredinë për shtëpitë e tyre.

Kriza në tregun e shtepive shkaktoi rritje në numrit të papunësisë dhe zona akoma nuk është rimëkëmbur, thotë ekonomisti Xhef Majkëll:

“Sektori i ndërtimit dhe i zhvillimit urban ishte punëdhënës i rëndësishëm në këtë zonë. Tani ai ka shënuar një rënie me për 90 përqind. Pothuajse është shuar fare. Dhe kjo ka pasur ndikim në të ardhurat nga taksat e shtetit dhe ato lokale, ka shkaktuar papunësi të lartë dhe ka prekur thellë ekonominë”.

Në San Francisko, organizatat joqeveritare si Karitasi Katolik, përdorin fonde private dhe grante qeveritare për të ndihmuar të papunët, duke u ofruar strehim afatshkurtër dhe duke u ofruar trajnime profesionale.

Organizata bamirëse po ashtu ofron ushqim dhe mbështetje në forma të tjera. Ajo mbikëqyr një ndërtesë banimi në qendër të San Franciskos, ku mundëson qira të subvencionuara, që përfshijnë kujdes për fëmijët pas orarit të shkollës. Kris Kalandrilo i Karitasit Katolik shqetësohet se gjendja e dobët ekonomike do të çojë në shkurtimin e shpenzimeve publike.

“Për shkak se shkurtohen programet, ndërpritet financimi i programeve që u ofrojnë njerëzve mbështetje, që ndihmojnë familjet me të ardhura të ulta, mbështesin njerëzit që kërkojnë vend pune ose trajnim për punë, kujdesen për fëmijët e prindërve kur ata janë në punë... pra të gjitha këto rrezikohen nga gjendja e ekonomisë”.

Në Kaliforni, ka më shumë demokratë se republikanë. Por një në pesë votues të shtetit është i pavarur dhe Mark Balldasari i Institutit për Politika Publike i Kalifornisë thotë se këta votues mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Votuesit e pavarur do të dëgjojnë me më shumë kujdes zgjidhjet, zgjidhjet aktuale e jo kritikat që kandidatët bëjnë duke folur për gjendjen e tanishem dhe për punët që janë bërë, por që s’kanë dhënë rezultat. Të pavarurit pyesin, kush ka ide të mira se çfarë duhet bërë në të ardhmen"?

Analistët thonë se votuesit janë të shqetësuar dhe të indinjuar, gjë që do të mund të çonte në kalimin e kontrollit të Kongresit, apo të Senatit nga demokratët tek republikanët.

XS
SM
MD
LG