Lidhje

SHBA: Roli i "zëvendësuesve politikë" në fushatën elektorale

  • Lauren Bowman

SHBA: Roli i "zëvendësuesve politikë" në fushatën elektorale

SHBA: Roli i "zëvendësuesve politikë" në fushatën elektorale

Zonja e Parë Michelle Obama, ish kandidatja republikane për postin e nën presidentes, Sarah Palin dhe ish presidenti Bill Clinton janë angazhuar nga partitë e tyre që të zhvillojnë fushatë për kandidatët që ndjehen të rrezikuar në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin amerikan. Materiali në vazhdim mundohet t’i japë përgjigje pyetjes se përse keta njerëz mund të kenë ndikim tek votuesit amerikanë nderkohë që udhëheqësit aktualë të partive, si presidenti Barak Obama po hasin vështirësi që t’i tërheqin ata.

Me një mbështetje prej 20 përqind më shumë se sa bashkëshorti i saj, Zonja e Parë Michelle Obama po zhvillon një fushatë të fuqishme për të tërhequr pjesmarrësit në garat e vështira për demokratët.

Zonja Obama ka krijuar një imazh pozitiv me programet e saj shëndetësore për uljen e peshës përmes ushtrimeve dhe dietës. Ndryshe nga bashkëshorti i saj, ajo nuk është përfshirë në debatin mbi kujdesin shendetësor dhe ndihmën ekonomike për instuticionet në nevojë.

“Fëmijët e mi janë gjeja kryesore për mua dhe shpresa ime për të ardhmen e tyre është në thelb të gjithçkaje që unë bëj.”

Ndoshta një mesazh i thjeshtë, por me peshë politike, thotë gazetari i Politico-s, Andy Barr.

“S’ka dyshim që është politike. Në të gjitha dekleratat që ajo bën përcjell një mesazh nga Shtepia e Bardhë. Gratë e moderuara mund të joshen nga këto deklarata dhe janë po ato që votuan ndjeshëm për Obamën për president. Por tani, anketat tregojnë se gratë e moderuara po e mbështesin më shumë kauzën republikane.”

“Amerika nuk ka ndonje problem që zgjedhjet e stilit të vjetër të mos mund ta zgjidhin. “

Ish kandidatja republikane për postin e zëvendës presidentes ka bashkuar gratë përmes një fushate që parashikon mbrojtjen e amerikanëve nga cenimi që paraqet qeveria e zgjeruar.

Ja se si gazetari politik Mike O’Brien e përshkruan fushatën e zonjës Palin.

“U flet nenave në menyrë figurative me forcën dhe guximin që ka nëna arushë e cila është e gatshme të sulmojë dhe mbrojë.”

Zonja Palin e përdori sinonimin “Nëna Arushë” për kandidatet republikane që konkurruan dhe fituan zgjedhjet paraprake në fillim të vitit.

Por disa të pakënaqur nga Palin e kanë distancuar veten nga ajo ndërkohë që përgatiten për zgjedhjet. Nderkohë që zonja Palin zhvilloi fushatë javën e kaluar në Kaliforni, kandidatja republikane për Senat, Carly Fiorina dhe kandidatja për guvernatore Meg Whitman, qendruan larg, duke thënë se ishin të zëna.

“Carly Fiorina është “Nënë Arushë”. Por ajo që themi ne është se pikpamjet e tyre rreth së drejtës së grave për të zgjedhur për shtatëzaninë janë shumë ekstreme për Kaliforninë.”

Një figurë familjare në fushatë është edhe ish presidentit demokrat Bill Clinton.

“Ajo që kerkojmë është vetëm dy vite të tjera. U dhatë atyre tetë vjetë për të hapur një gropë, të paktën na jepni ne dy vite që dalim nga gropa.”

Republikanët u munduan ta shkarkonin Clintonin ndersa ishte në Shtëpinë e Bardhë. Kohët e fundit ai është marrë me ndihma për njerëzit në nevojë përmes Nismës Globale Clinton. Mbështetja për të është e lartë.

“Demokratët kanë lidhje pozitive me Clintonin dhe u pëlqen ta kenë pranë. Ai nuk ka bërë gjë që të demtojë demokratët”.

Ajo që të bie në sy në fushatën e sivjetshme është mungesa e ish presidentit republikan Xhorxh Bush.

Ai është ndër politikanët më të papëlqyer deri më sot dhe jam i sigurtë që kjo do të ndryshojë sikurse ka ngjarë për pothuajse të gjithë presidentët. Por për tani mbetet i papëlqyer. “

Analistët thonë se është e vështirë të parashikohet se çfarë ndikimi do të kenë “zëvendësuesit” në votime. Por ata po e shtojnë vëmendjen ndaj zgjedhjeve, që është mjaft e nevojshme. Zgjedhjet për 435 vendet që ka Dhoma e Përfaqësuesve dhe 37 vende nga 100 që ka Senati amerikan mund të ndryshojnë hartën elektorale. Nëse republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, përpjekjet e presidentit Obama për politikat e brendëshme do të ngadalësohen.

XS
SM
MD
LG