Lidhje

Dy ekspozita në Uashington me rastin e 75-vjetorit të Elvis Preslit

  • Susan Koster

Dy ekspozita në Uashington me rastin e 75-vjetorit të Elvis Preslit

Dy ekspozita në Uashington me rastin e 75-vjetorit të Elvis Preslit

Elvis Presli do të festonte këtë vit 75 vjetorin nëse do të ishte gjallë. Në qytetin e Uashingtonit janë hapur dy ekspozita në nder të Mbretit të muzikës rok. Kur Elvis Presli këndoi këngën “Hound dog” në televizionin amerikan në vitin 1956, vajzat e pranishme në sallë u çmendën nga kërcimi dhe lëvizjet e tij, por kritikës amerikane nuk i bëri përshtypje një gjë e tillë:

“ Ata e quajtën Elvisin “ talenti pa nivel”. Gazeta New York Times shkruante se ai ishte vulgar. Ata thonin se lëvizjet e tij i përkisnin një ambjenti të një shtëpie publike”.

Pati Ruhl është shkrimtare në Newseum. Ajo ka punuar në ekspozitën “Elvis! His Groundbreaking, Hip Shaking, Newsmaking Story”.

“ Ne shohim në këtë ekspozitë se si shtypi luajti rol në karrierën e Elvisit”.

Gjenden në këtë ekspozitë tituj dhe shkrime që përshkruajnë karrierën e e Elvisit dhe jetën e tij personale. Një video që shfaqet në një ekran të gjerë prej 27 metrash, shfaq pamje të patransmetuara dhe klipe nga interpretimet e tij. Koncerti i viti 1972 u transmetua drejpërsëdrejti në televizion.

“ Koncerti i tij në ishujt Aloha në Havai ishte koncerti i parë që u transmetua drejtpërsëdrejti në më shumë se 40 vende. Më shumë se 1.5 miliard njerëz e ndoqën atë. Ky koncert pati më shumë shikueshmëri se ulja e Neil Armstrong në Hënë”.

Xhupi i bardhë dhe kapelja që Elvisi veshi për atë koncert janë të ekspozuara në Newseum. Ajo është zbukuruar me një shqiponjë të madhe, e rrethuar nga yje kuq, të artë dhe blu. Kostumi është një ng sendet e ndryshme që janë marrë hua nga shtëpia e Elvisit në Graceland.

“Familja e tij është teguar shumë buajre. Kemi veshjet e Lisa Maries, fëmijës së tij të vetëm, kur ishet foshnje. Kemi motorçikletën e tij që bleu në Memfis, me të cilën i bëri një xhiro Natalie Wood. Kemi kostume të tij nga karriera e tij hollivudian në vitet 1960. Ai e kaloi shumicën e vitve 1960 në Hollivud, ku xhiroi rreth 30 filma”.

Në ekspozitë është dhe xhaketa e tij e kadifenjt me të cilën vizitoi Uashingtonin në 1970.

“ Ai shkoi në Shtëpinë e Bradhë dhe tha se donte të takonte presidentin. Një roje u bwfasuar nga kjo kërkesë, por e çoi atë që të takohej me Presidentin Nixon. Fotografia e Elvisit duke u takuar me Preisdenti Nixon është forografia me kërkuar në Arkivën Kombëtare”.

Elvis Presley vdiq në 16 gusht 1977, nga një mbidozë lëndësh narkotike. Më shumë se 30 vjet më pas, shumë njerëz vazhdojnë t’a duan Elvisin. Ai ka mbetur pjesë e kulturës popullore, thotë Warren Perry, kurator i një tjetër ekspozite të hapur në Washington dedikuar mbretit të Rock& Rrollit.

“Ai është një burim i përhershpn frymëzimi jo vetëm për artet pamore, por dhe në kinema. Praktikisht ai ka krijuar llojin e tij në kinema. Ka pak gjëra nga të tijat që janë të hapura për tregun”.

Ekspozita e Perrit “Echoes of Elvis” në Galerinë Kombëtare të Portreteve, përqëndrohet në interpretimin vizual të këmgëtarit, ku përfshihet dhe një bust qeramike i artë i krijuar nga Robert Arneson, që e krahason Elvisin me Çezarin.

“Ne i kemi bashkangjitur Elvisit titullin Mbreti i Rrokut. Arneson madje e ka vendosur dhe në bust, diku në shpatullën e Elvisit fjalën “Mbret” . Me këtë fjal ai nënkupton “Mbreti i i Rokut”.

Artisti nga Tenessee Red Grooms e tregon Elvisin në një kostum të artë, duke interpretuar në kitarrë, dhe në sfond mbas tij duket Graceland dhe një nga makinat e tij Cadillac. Artisti vizionar Howard Finster ka pikturuar në dru Elvisin ushtar dhe Elvisin fëmijë. Perry thekson se në potretin e Elvisit 3 vjeçar, ai vë re krahët e engjëllit:

“Finster ka përfshirë në punën e tij dhe këtë element shpirtëror. Mbas vdekjes së Elvisit Finstere e ka parë Elvisin si një të dërguar të Zotit”.

Perry thotë se Elvisi është shumë më tepër se një yll i muzikës pop që nga vdekja e tij.

“Mund të mendohe që Elvisi është një nga njerëzit më të njohur në të gjithë histornë e njerëzimit”.

Fëmijët, thotë ai, e njohin Elvisin jo nga regjistrimit e tij origjinale ose filmat e tij, por nga imazhi i tij. Ai tashm ka marrë statusin e një imazhi të mirëfilltë. Në 75 vejtorin e ditëlindjes së tij, vizitorët në Galerinë Kombëtare të Portreteve dhe në Newseum mund të mësojnë diçka më shumë rreth njeriut që ishte mbas këtij imazhi.

XS
SM
MD
LG