Lidhje

ETA shprehet e gatshme për ndërmjetësim ndërkombëtar për arritjen e paqes


Separatistët baskë në veri të Spanjës thonë se janë të gatshëm për të pranuar ndërmjetësimin ndërkombëtar për t’i dhënë fund fushatës së armatosur disa dekadëshe për pavarësi. ETA, që fajësohet për vdekjen e 830 personave gjatë luftës guerrile kundër qeverisë spanjolle, e bëri këtë ofertë të dielën, në gazetën baske Gara and Berria.

ETA ia drejtoi deklaratën ndërmjetësuesve të BE-së, të cilët më parë këtë vit në Bruksel i bënë thirrje organizatës së jashtëligjshme, për deklarimin e një armëpushimi të përhershëm dhe plotësisht të verifikueshëm. ETA bëri thirrje për marrëveshje më 5 shtator. Por Madridi, nuk e pranoi ofertën, duke thënë se ajo nuk do të thonte se armëpushimi i ETA-s do të ishte i përhershëm dhe nuk përfshinte premtimin e ETA-s për çarmatim.

ETA, e cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA dhe BE, është dobësuar në mënyrë të konsiderueshme nga masat që qeveria spanjolle i filloi në vitin 2006.

XS
SM
MD
LG