Lidhje

KE, shqetësim për vazhdimi e krizës politike ne Shqipëri


KE, shqetësim për vazhdimi e krizës politike ne Shqipëri
KE, shqetësim për vazhdimi e krizës politike ne Shqipëri

Këshilli i Europës u shpreh sot sërish se eshte i shqetësuar për vazhdimi e krizes politike ne Shqipëri pavarësisht nga kthimi i pjesshëm në parlament i deputetëve të opozitës, thuhet në një deklaratë të miratuar nga Byroja parlamentare e ketij Keshilli.

Ne mungese te nje marreveshjeje mes dy partive kryesore lidhur me mandatin e komisionit hetimor, i cili u miratua me 19 maj vetem me votat e shumices, deputetet e partise socialiste thuhet ne deklarate refuzuan te marrin pjese ne te dhe mbledhja e tij eshte shtyre dhe nuk eshte mbajtur. Duke patur parasysh këtë bllokim të situatës, si dhe faktin se, si manifestimet e partive të opozitës dhe ato të partisë në fuqi duhet të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj 2010, Byroja e Asamblesë i bën thirrje të gjithë drejtuesve politikë të garantojnë rifillimin e dialogut politik brenda parlamentit dhe të sigurojnë mbështetjen e popullit në këtë proces demokratik.

Të gjitha forcat politike duhet të marrin pjesë aktivisht dhe në vazhdimësi në punimet e Parlamentit, nenvizon deklarata sipas se ciles "duhet të rifillojë pa vonesë funksionimi demokratik i institucioneve të Shtetit me qëllim që të çojë pëpara reformat urgjente të nevojshme për integrimin Evropian të vendit".

"Byroja - vazhdon me tej deklarata - sjell në vëmendje gjithashtu mundësinë, për Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me qëllimin e hetimit që do të zhvilohet nga komisioni parlamentar, veçanërisht për sa i përket rihapjes së kutive të votimit", perfundon deklarata

XS
SM
MD
LG