Lidhje

Takimi i BE-së në Bruksel në ditën e tij të fundit


Takimi i BE-së në Bruksel në ditën e tij të fundit
Takimi i BE-së në Bruksel në ditën e tij të fundit

Udhëheqësit e Bashkimit Europian filluan ditën e dytë dhe të fundit të takimit të nivelit të lartë në Bruksel.

Takimi i sotëm vjen një ditë pasi udhëheqësit e Eurozonës ranë dakord mbi një plan francez dhe gjerman për të ndihmuar ekonominë greke e cila është nën peshën e borxheve të mëdha.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e përshëndeti marrëveshjen dhe tha se ajo ishte e nevojshme për të mbrojtur qendrueshmërinë e euros. Ajo theksoi se marrëveshja demonstroi gjithashtu aftësinë e Europës për të punuar në solidaritet me një vend në vështirësi.

Euroja u rrit paksa sot paradite. Të mërkurën ajo pësoi një rënie të madhe ndaj dollarit, niveli më i ulët në 10 muajt e fundit.

Marrëveshja e arritur dje përfshin një numër kredi për Greqinë nga vendet e BE-së si dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Plani do të vihet në zbatim vetëm nëse dështojnë përpjekjet e vetë Greqisë për të shkurtuar borxhin dhe deficitin e saj të madh buxhetor.

XS
SM
MD
LG