Lidhje

Merkel: Greqia nuk ka nevojë për ndihmë financiare nga BE

  • Zëri Amerikës

Merkel: Greqia nuk ka nevojë për ndihmë financiare nga BE

Merkel: Greqia nuk ka nevojë për ndihmë financiare nga BE

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel thotë se Greqia nuk ka nevojë për ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe se ndihma për qeverinë e Athinës nuk duhet të jetë fokusi i takimit të ardhshëm të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian.

Komentet e zonjës Merkel bëhen vetëm disa ditë pasi Komisioni Evropian i bëri thirrje Gjermanisë dhe qeverive të tjera të eurozonës të mbështesin Greqinë me hua. Presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso tha se një zotim i tillë për ndihma është i nevojshëm për stabilizimin e Euros.

Zonja Merkel tha sot në fjalimin e saj në radio drejtuar gjermanëve se mundësia se miratimi i një plani shpëtimi për Greqinë në takimin e nivelit të lartë të Brukselit të enjten do të destabilizonte edhe më tej tregjet duke ngjallur shpresa fallso.

Kryeministri i Greqisë, Jorgo Papandreu tha se qeveria e tij nuk pret që të huajt të paguajnë borxhet e vendit të tij. Por ai tha se vendi ka nevojë për premtime për ndihma nga vendet e eurozonës për të parandaluar spekullantët dhe për të mbajtur të ulët koston e marrjes hua.

XS
SM
MD
LG