Lidhje

BE bie dakort për kontroll më të rreptë shpenzimesh mbi vendet e Eurozonës

  • Zëri Amerikës

BE bie dakort për kontroll më të rreptë shpenzimesh mbi vendet e Eurozonës

BE bie dakort për kontroll më të rreptë shpenzimesh mbi vendet e Eurozonës

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të bëjnë më shumë për të kontrolluar shpenzimet e tepruara nga disa vende për të mos vënë në rrezik euron dhe për të shmangur një krizë të re borxhesh. Komentet u bënë në takimin e nivelit të lartë të BE-së që u mbyll sot në Bruksel.

Udhëheqësit shprehën mbështetje për një seri masash sigurie për të garantuar qendrueshmërinë e euros.

Synimi është të mos lejohet përsëritja e krizës së borxhit grek e cila dëmoi besimin brenda eurozonës.

Greqisë iu desh të merrte një hua shpëtimi për të shmangur falimentimin, krizë kjo që shkaktoi një efekt dominoje në eurozonë.

Hollësitë e mekanizmit për zgjidhjen e krizës pritet të përpunohen në muajt e ardhshëm. Çështja kryesore është nëse do të binden dot kredidhënësit privatë të marrin një pjesë të barrës kur një vend ka vështirësi për pagimin e borxhit. Pra që barra e borxhit të mos mbahet krejtësisht nga taksapaguesit.

Kjo është një kërkesë kryesore e Kancelares gjermane Angela Merkel, pasi gjermanët janë të shqetësuar që paratë e tyre rrezikohen për të mbuluar shpenzimet e tepruara të vendeve më pak të disiplinuar.

"Nëse një krizë e tillë ndodh përsëri, në cilëndo formë qoftë, barra e saj nuk duhet të mbahet vetëm nga taksapaguesit,” tha zonja Merkel.

Plani i ri parashikon shtimin e gjobave për vendet që e teprojnë me deficite dhe borxhe, çka mund të minojnë euron.

Por udhëheqësit e Bashkimit Evropian e hodhën poshtë si tepër drastike një kërkesë të zonjës Merkel sipas së cilës ata që shkelin rregullat e euros duhet të humbasin të të drejtat e votimit në BE.

Kriza e borxhit e ka bërë eurozonën prej 16 vendesh të përpiqet për një zbatim më rigoroz të rregullave për të shmangur deficitet e mëdha me të cilat mund të ndeshen disa qeveri.

XS
SM
MD
LG