Lidhje

EULEX-i arreston një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

  • Zëri Amerikës

EULEX-i arreston një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

EULEX-i arreston një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Policia e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit ka arrestuar sot në Prishtinë një person me dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë në vitin 1999, në komunën e Lipjanit, 10 kilometra në jug të Prishtinës.

Në një komunikatë të këtij misioni thuhet se arrestimi është bërë në lidhje me "rastin Bllaca", dhe se aksioni është kryer nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme në Kosovë.

Në nëntor të vitit të kaluar, një person i identifikuar si Nazim Bllaca, ka deklaruar publikisht se gjatë viteve 1999 - 2003 ka shërbyer në radhët e Shërbimit Informativ të Kosovës dhe gjatë kësaj kohe ka vrarë një person dhe ka marrë pjesë në vrasje të tjera.

Nazim Bllaca po mbahet në arrest shtëpiak, me vendim gjykatës dhe paraqitja e tij publike kishte ngjallur një valë reagimesh në Kosovë.

XS
SM
MD
LG