Lidhje

Ministrat e Financave të BE-së përqendrohen në hollësitë e planit për të mbrojtur monedhën e tyre

  • Zëri Amerikës

Ministrat e Financave të vendeve të Bashkimit Evropian u përqendruan sot në planin për të mbrojtur monedhën e tyre dhe për të bllokuar krizën fiskale të Greqisë para hapjes së bursave në Azi nesër.

Nëdrkohë që minsitrat e BE-së u mblodhën në Bruksel për detajet e fundit të planit për fondin e emergjencës për të mbështetur ekonomitë evropiane në vështirësi, Presidenti Barak Obama foli në telefon me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, duke i kërkuar që të meren masa për të rritur besimin e tregjeve.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se të dy udhëheqësit diskutuan rëndësinë e masave të forta që duhet të marrin vendet anëtare të BE-së për të siguruar investitorët për stabilitetin e Euros. Ky është diskutimi i dytë mes të dy udhëheqësve gjatë tri ditëve të fundit.

Sot paradite, ministrja e Jashtme e Spanjës, Elena Salgado, vendi i të cilës mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, tha se BE-ja do të bëjë ç’është e mundur të ruajë vlerën e Euros.

XS
SM
MD
LG