Lidhje

Përpjekjet për nxjerrjen e Greqisë nga kriza ekonomike

  • Zëri Amerikës

Zyrtari i lartë evropian për çështjet ekonomike, Ollie Rehn, tha se një marrëveshje përfundimtare për paketën emergjente të ndihmave për Greqinë mund të arrihet brenda disa ditësh.

Zoti Rehn tha sot se bisedimet mes Greqisë, Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar janë pranë përfundimit dhe rezultati do të jetë një program disa vjeçar për të nxitur mëkëmbjen e Greqisë.

Ai tha se plani përfundimtar do të kërkojë gjithashtu që Greqia të bëjë ndryshime madhore në zgjidhjen e çështjeve fiskale. Zoti Rehn theksoi se propozimi i paketës nuk është thjesht për të shpëtuar Greqinë por për të ruajtur stabilitetin financiar të Evropës.

Zyrtarët evropianë thanë dje se kostoja e ndihmave ka të ngjarë të arrijë në rreth 160 miliardë dollarë gjatë një periudhe 3 vjeçare.

XS
SM
MD
LG