Lidhje

BE, FMN diskutojnë sot paketën e ndihmave për Greqinë

  • Zëri Amerikës

Ministrat evropianë të financave pritet të diskutojnë sot një paketë ndihmash të Bashkimit Evropian dhe FMN-së për Greqinë e cila mund të arrijë shumën e 160 miliard dollarëve. Ndërkohë, korrespondentja e Zërit të Amerikës Lisa Brajant njofton se dhjetëra mijëra njerëz demonstruan dje në Greqi kundër masave financiare të qeverisë.

Grekët e shënuan ditën e punëtorëve me 1 maj duke treguar pakënaqësinë e tyre me shkurtimet e pritshme të rrogave, bonuseve dhe pensioneve. Dhjetëra mijëra grekë marshuan në rrugët e Athinës dhe qytete të tjera me thirrjet “Nuk duam i FMN-në dhe Komisionin e BE-së”. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian po finalizojnë një paketë masive tre-vjeçare ndihmash për Greqinë e cila pritet se do të ketë bashkangjitur kërkesa të tjera që Athina të pakësojë shpenzimet fiskale. Qeveria greke planifikon të ulë deficitin e saj buxhetor me 32 miliard dollarë për ta siguruar ndihmën.

Ministrat e financave nga 16 vendet e eurozonës pritet të takohen në Bruksel sot për të diskutuar paketën. Një takim i krerëve të BE-së pritet edhe gjatë javës së ardhshme.

Duke folur në Paris para gazetarpve pas një takimi qeveritar mbi krizën e borxhit grek, ministrja franceze e financave Kristin Lagard tha:

Zonja Lagard tha se ajo ka besim se një marrëveshje përfundimtare për ndihmën e Greqisë do të arrihet deri në fund të javës. Ajo vlerësoi se paketa e FMN-së dhe BE-së do të jetë diku nga 133 deri në 160 miliard dollarë.

Politikat e varfëra fiskale të qeverisë së mëparshme greke e kanë lënë vendin me një borxh prej 115 përqind të prodhimit të përgjithshëm bruto. Në fillim të kësaj jave, agjencia Standard and Poor’s e uli vlerësimin për Greqinë.

Kriza e borxhit grek duket se është sfida më e madhe me të cilën po përballet eurozona deri tani. Disa analistë paralajmërojnë se nëse vendet anëtare të eurozonës nuk veprojnë shpejt dhe me vendosmëri, bashkimi monetar dhjetë-vjeçar mund të shpërbëhet.

XS
SM
MD
LG