Lidhje

Anketë: Bie mbështetja për Presidentin Obama mes evropianëve


Një anketë e re tregon se mbështetja për presidentin Obama ka rënë në Evropë, megjithëse popullariteti i tij mbetet i lartë. Mbështetja për zotin Obama ra mes evropianëve nga 83 për qind në 2009-ën në 78 për qind në anketën vjetore të Transatlantic Trends të publikuar sot.

Anketa, e zhvilluar nga Fondi Marshall i Shteteve të Bashkuara, mori në pyetje një mijë vetë në Shtetet e Bashkuara, Turqi dhe 11 vende të Bashkimit Evropian. Megjithëse në përgjithësi presidenti Obama gëzon mbështetje të madhe në Evropë, më pak se gjysma e të anketuarve shprehën mbështetje për mënyrën se si e ka trajtuar ai çështjen e Iranit dhe të Afganistanit.

Shumica e evropianëve thanë se anëtarësimi në BE ishte pozitiv për ekonominë e tyre, edhe nëse monedha e përbashkët, Euro nuk ishte e tillë.

XS
SM
MD
LG