Lidhje

19 vjeçarja gjermane Lena Mejer-Landrut fiton festivalin evropian


19 vjeçarja gjermane Lena Mejer-Landrut fiton festivalin evropian
19 vjeçarja gjermane Lena Mejer-Landrut fiton festivalin evropian

19 vjeçarja gjermane Lena Mejer-Landrut fitoi festivalin evropian të këngës në Oslo të Norvegjisë, me këngën “Satelit”.

Ajo u zgjodh si fituese nga një juri dhe votimi me telefonata nga 39 vendet pjesëmarrëse.

Mejer-Landrut ishte një këngëtare amatore e panjohur kur fitoi në festivalin e Gjermanisë duke u bërë përfaqësuese e vendit të saj në Eurovizion.

Gjermania ka fituar vetëm dy herë në historinë 55 vjeçare të festivalit evropian. Pas fitores se Mejer-Landrut, Gjermania bëhet vendi ku do të mbahet festivali vitin e ardhshëm.

Artistë nga 39 vende morën pjesë në festival, gara më e rëndësishme muzikore e Evropës. 25 përfaqësues, përfshirë Juliana Pashajn nga Shqipëria morën pjesë në natën finale.

XS
SM
MD
LG