Lidhje

Eurozona përballë një ngadalësimi të theksuar ekonomik në 2012

  • Zëri Amerikës

Eurozona përballë një ngadalësimi të theksuar ekonomik në 2012

Eurozona përballë një ngadalësimi të theksuar ekonomik në 2012

Dy raporte të reja thonë se 17 vendet e eurozonës përballen me një ngadalësim të theksuar ekonomik në vitin 2012 dhe se disa prej tyre mund të bien në recesion. Agjencia e statistikave e kontinentit Eurostat njoftoi sot se shifra e të papunëve në muajin shtator arriti nivelin më të lartë në 11 muaj, në 10,2 për qind. Numri i të papunëve në Evropë është 16 milionë vetë, shifra më e lartë që ka në evidencë agjencia gjatë 13 viteve që ka filluar regjistrimin. Sipas raportit të Eurostatit, Spanja është vendi me papunësinë më të lartë, 22 për qind të popullsisë, ndërsa vendi me më pak të papunë është Austria, ku kjo shifrë është nën 4 për qind.

Ndërkohë, Organizata për dhe Zhvillim Bashkëpunim Ekonomik (OECD) me bazë në Paris parashikoi sot se në tërësi, ekonomitë në vendet që përdorin euron, praktikisht do të pësojnë ngecje në vitin 2012. Ajo parashikon rritje prej vetëm 0,3 për qind, më pak se një e gjashta e rritjes prej 2 për qind që ishte parashikuar vetëm pesë muaj më parë.

Organizata thotë se në disa vende të eurozonës do të ketë madje “rritje të lehtë negative". OECD-ja vlerësoi miratimin nga udhëheqësit evropianë të një plani për lehtësimin financiar, që synon zgjidhjen e krizës së borxhit grek. Por ajo thotë se hollësitë e zbatimit të planit duhet të bëhen publike pa vonesë për t’u dhënë sigurime tregjeve financiare. Agjencia thotë se rritja ekonomike mund të jetë më pozitive se parashikimet nëse plani për lehtësimin e borxhit rezulton i suksesshëm.

XS
SM
MD
LG