Lidhje

Evërgleidz në Florida tërheq mbi një milion vizitorë në vit

  • Scenic America

Kemi ardhur kështu në rubrikën tonë të përjavëshme “Parqet Kombëtare të Amerikës”. Sot do të eksplorojmë parkun kombëtar Evërgleidz në jug të Floridës, kjo mburojë natyrore e ekosistemit të zonës më të madhe subtropikale të Shteteve të Bashkuara. Me më shumë se 350 specie zogjsh, 300 specie peshku të ujrave të ëmbëla dhe të kripura, 40 specie mamalësh dhe 50 specie zvarranikësh, ky park tërheq mbi një milion vizitorë në vit.

Evërgleidz është një lumë, ndoshta më i pazakonti në Tokë, me një gjatësi mbi 1500 kilometra, gjerësi rreth 800 metra dhe thellësi vetëm 20 centimetra. Rrjedha e tij është e ngadalëshme, mesatarisht 30 centimetra në minutë. Amerikanët vendas që jetojnë në brigjet e tij e kanë quajtuar atë uji i gjelbër. Në hartat e para të Floridës, ky lumë i veçantë prej bari është emërtuar me dy fjalë, Ever Glaids

Evërglejdz shtrihet në cepin më jugor të gadishullit të Floridës dhe përmban ekosistemet natyrale më të pasura në botë. Aty gjen më shumë se 350 specie zogjsh, përfshirë edhe lejlekët dhe flamingot e mrekullueshëm, pendët e të cilëve përdoreshin dikur për të zbukuruar kapelet e grave.

Për çudi, megjithë kushtet e favorshme klimatike, shumë ekspertë e konsiderojnë Evërglejdz ekosistemin natyral më të rrezikuar në gjithë vendin. Rreth 600 mijë hektarë të kësaj sipërfaqeje janë rezervuar si Parku Kombëtar Evërglejdz. Rojet e parkut dhe natyralistët përpiqen ta mbrojnë atë nga dëmtimet e shkaktuara nga njerëzit për të ruajtuar format e ndryshme të jetës atje. Por megjithë përpjekjet e tyre, ekosistemet jashtë kufijve të parkut janë dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.

Sot Evërglejdz është reduktuar në vetëm një të pestën e sipërfaqes që zinte 150 vjet më parë. Ndotja e mjedisit është një tjetër faktor me pasoja degraduese për ekosistemet e Evërglejdz. Si zhvillimi industrial ashtu edhe ai bujqësor dëmtojnë gjallesat e ujrave të tij dhe askush nuk mund të kundërshtojë se këto ekosisteme ia vlen të mbrohen.

Edhe me gjendjen e rënuar në një masë të ndjeshme, Evërglejdz është tepër mbresëlënës me sipërfaqet e lëmyshqeve të ujit; pemëve të mëdha, degët e të cilave ndërthuren me njera tjetrën; orkidet ekzotike të varieteteve të shumta, një nga koleksionet më të pasura dhe më të bukura natyrore të botës. Kjo botë bimore e kësaj zone kënetore të stërmadhe është edhe streha e gjallesave të shumëllojshme.

Javën e ardhëshme do t’ju sjellim pamje nga parqet Sequoja dhe Kings Keniën në Sierra Nevada. Aktivitet atje variojnë nga stinët dhe lartësitë që shkojnë nga 400 në 5000 metra mbi nivelin e detit. Ju rikujtojë se Serinë Serinë "Parqet Kombëtare të Amerikës" mund ta gjeni edhe në YouTube.com.

XS
SM
MD
LG