Lidhje

Evropa lëshon anijen më të madhe hapësinore pa ekuipazh

  • Zëri Amerikës

Agjencia evropiane e Hapësirës ka dërguar në Stacionin Ndërkombëtar anijen më të madhe hapësinore pa ekuipazh. Mjeti hapësinor ATV, i quajtur “Edoardo Amaldi”për nder të një fizikani italian, u nis nga Kourou i Guajanës franceze. Ajo do të çojë rreth 7 tonë pajisje, përfshirë ushqime, rroba, oksigjen, pjesë këmbimi dhe karburant në stacionin e hapësirës. ATV pritet të mbërrijë në Stacionin Hapësinor më 28 mars.

XS
SM
MD
LG