Lidhje

Ministrat e Eurozonës liberalizojnë kushtet mbi borxhin e Spanjës


Ministrat e Financave të Eurozonës i dhanë Spanjës më tepër liri veprimi, ndërsa vendi përpiqet të ulë deficitin e madh buxhetor. Gjatë takimit mbrëmë në Bruksel, ministrat ranë dakord ta lejojnë Spanjën ta ulë deficitin këtë vit në 5,3 për qind të prodhimit të brendshëm, një shifër kjo më e lartë se sa 4,4 për qind, që ishte rënë dakord më parë me kryeministrin Mariano Rajoy.

Por Presidenti i Këshillit Evropian, njëkohësisht kryeminimistri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker, thotë se është shumë më e rëndësishme që Spanja të ulë deficitin në kufirin e lejuar nga Bashkimi Evropian, që është 3 për qind, brenda vitit 2013. Spanja është vendi i BE-së me ritmin më të lartë të papunësisë dhe i ka shkurtuar së tepërmi shpenzimet qeveritare.

XS
SM
MD
LG