Lidhje

SHBA: Rezerva Federale plane për të rigjallëruar ekonominë

  • Mil Arcega

SHBA: Rezerva Federale plane për të rigjallëruar ekonominë

SHBA: Rezerva Federale plane për të rigjallëruar ekonominë

Rezerva federale deklaroi planet për të rigjallëruar ekonominë e dobët duke lëshuar 600 miliardë dollarë në bono thesari. Kjo politikë ka si objektiv t’i ulë edhe më tej përqindjet e interesit për të konsoliduar shpenzimet e konsumatorëve dhe për ta bërë më të lehtë për bizneset që të zgjerohen. Por kritikët thonë se nuk ka garanci që plani do të funksionojë.

Për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe që bizneset të fillojnë të marrin përsëri në punë, banka qendrore amerikane po hedh më shumë dollarë në qarkullim. Analistët thonë se është një strategji jo e zakontë, në thelb një shtypje parash për të blerë bono thesari, me vlerë 600 miliardë dollarë. Ekonomisti Peter Cardillo tek Avalon Partners.

“Është e pazakontë pasi Rezerva Federale në thelb do të hedhë monedha shtesë në treg”.

Teorikisht, hedhja e më shumë parave në qarkullim i ul interesat edhe më tej, duke e bërë më të lehtë për familjet që të marrin para hua për të blerë një shtëpi apo një makinë. Mund ta bëjë gjithashtu më tërheqëse për bizneset që të zgjerojnë operacionet dhe të hapin vende të reja pune. Por zoti Cardillo thotë se është një plan i rrezikshëm dhe nuk ka garanci që do të funksionojë.

“Natyrisht e dobëson monedhën dhe do të thotë që inflacioni do të rritet shumë më tepër gjatë dy viteve të ardhshme. Dhe kjo e bën shumë të vështirë kthimin në nivelin e mëparshëm”.

Por me një inflacioni, në nivele historike të ulëta disa investitorë thonë se kjo metodë mund të jetë masa e duhur e stimulit për vazhdimësinë e rritjes së tregut.

Bursa amerikane u forcua dje, një ditë pas njoftimit me një rritje prej 200 pikësh. Megjithatë investitorët kanë mendime të ndryshme, tregëtari i bursës së Nju Jorkut Cort Gwon thotë se kjo masë do ta zbusë pasigurinë.

"Do të sjellë më shumë monedha në treg, gjë që do të ndihmojë firmat financiare, bankat, dhënien e huave. Do të ndihmojë ekonominë të rritet”.

Të tjerë nuk janë edhe aq të sigurt. Xhozef Greko është drejtor menaxhues tek Meridian Equity Partners.

“Për momentin është një ndalesë. Do të sigurojë pak mbështetje por nuk besoj se do ta lëvizë tregun me shpejtësi përpara”.

Analistët thonë se problemi kryesor është papunësia e lartë. Nëse veprimi i Bankës Qendrore nuk nxit punësimin, më shumë para në treg dhe interesa më të ulëta nuk do t’i ndihmojnë 15 milionë të papunët në vend.

Dhe pikërisht në sektorin e punësimit, sipas njoftimeve të fundit tetori solli një përmirësim me 151 mijë vende pune, rritja e parë neto që nga maji. Por raporti i sotëm i Departamentit të Punës thotë se papunësia mbeti e lartë në nivelin 9.6 për qind, për të tretin muaj me radhë. Presidenti Barak Obama i quan shifrat e fundit inkurajuese, për thotë se papunësia mbetet shumë e lartë.

XS
SM
MD
LG