Lidhje

Mbipesha dhe programet e fiskulturës për fëmijë

  • Xhun Soh
  • Zëri Amerikës

Mbipesha dhe programet e fiskulturës për fëmijë

Mbipesha dhe programet e fiskulturës për fëmijë

Mbipesha mes fëmijëve në Amerikë është më shumë se trefishuar në 30 vitet e fundit, dhe gati një në tre të rinj sot janë mbipeshë. Këto shqetësime kanë bërë që të shtohet numri i programeve të fizkulturës në palestra për foshnje dhe fëmijë të vegjël.

Brixhida nuk mund ta dijë se po bën stërvitje, por e di se i pëlqen të luajë me top. Ajo është pothuajse tre vjeç dhe e merr këtë klasë fizkulture një herë në javë me fëmijët e tjerë, përfshirë edhe 2 vjeçarë.

Nëna e Brixhidës, Catherine Byrne, thotë se ajo dëshiron që vajza e saj të jetë i aftë tërë jetën e saj. "Unë dua që ajo t'a gëzojë jetën kur të rritet, dhe shëndeti është faktor kryesor për këtë gëzim."

Kjo klasë, në një palestër të një shkolle fillore në periferi Washington, quhet FunFit. Celia Kibler, bashkë-themeluese e programit FunFit, thotë se programi ofron një mundësi për fëmijët që të jenë fizikisht aktivë dhe njëkohësisht të argëtohen.

"Ne shfrytëzojmë mjediset sportive të shkollave dhe këndet e lojrave të kopshteve në mënyrë që në programe të marrin pjesë sa më shumë fëmijë dhe prindër që të jetë e mundur. Ne i përfshijnë edhe prindërit në mënyrë që të gjithë në familje të mësohen sesi të ushtrohen së bashku."

Ekspertët thonë se mungesa e aktivitetit fizik është një nga kontribueset kryesore për epideminë e mbipeshës mes fëmijëve në SHBA. Një studim nga Fondacioni Kaiser Family, zbulon se të rinj amerikanë të moshave 8 deri 18 vjeç shpenzojnë më shumë se shtatë orë e gjysmë në ditë me mediat argëtuese si, televizori, video lojra, kompjutera apo pajisje të tjera elektronike.

Xhef Jong dëshiron që Evelina, vajza e tij, tani 22 muajshe, të jetë aktive kur të rritet, prandaj e sjell atë në programin e fizkulturës.

"Unë mendoj se ky program do t'a ndihmojë për të bërë një jetë aktive dhe t'u shmanget qëndrimit për shumë orë përpara një ekrani televizori, apo kompjuteri."

Selia Kibler thotë se ofron programe FunFit në shumë qytete e vende të tjera, por kërkesat janë më të shumta. Kjo qendër ka 150 palestra në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 60 të tjera në 25 vende të ndryshme .

Mendi Lemar zotëron dy palestra të tilla jashtë Uashingtonit. Palestra e saj në Potomak është hapur që para 11 vjetësh, ndërsa gjatë këtij viti hapi edhe një palestpër në Bethesda. Ajo thotë se kërkesat për programe të tilla fizkulture janë të shumta. Lemar thotë se programi është hartuar për t'i ndihmuar fëmijët edhe në fusha të tjera si lojra argëtuese e shoqërizim mes tyre.

Karen MekDonnell, profesore i Shëndetit Publik në Universitetin George Washington, thotë se kombinimi i moshës së përshtatshme me fizkulturën dhe aktivitet zbavitëse mund të jetë shumë i dobishëm për fëmijët.

"Për sa kohë që ata janë në mjedise të sigurta dhe argëtohen, si dhe kanë instruktorë të përgatitur të cilët mund të punojnë me prindërit dhe fëmijët, atëherë këto programe mund të bëhen shumë të dobishme për zhvillimin e fëmijës fizikisht, mendërisht dhe kolektivisht".

Prindërit e fizkulturistëve të vegjël thonë se shpresojnë se këto hapa të parë do t'i çojnë këta fëmijë drejt një jetë të shëndetshme.

XS
SM
MD
LG