Lidhje

Ende bileta për ndeshjet e çerekfinaleve të Botërorit

  • Zëri Amerikës

Ende bileta për ndeshjet e çerekfinaleve të Botërorit

Ende bileta për ndeshjet e çerekfinaleve të Botërorit

Organizata drejtuese e futbollit botëror njoftoi se ka bileta për shitje për katër ndeshjet çerekfinale në Botërorin e Afrikës së Jugut. FIFA tha sot se biletat janë kthyer nga tifozët e disa skuadrave që u eleminuan para se të arrinin në tetë ekipet e çerekfinaleve.

Kjo do të thotë se gati 500 bileta janë për tu shitur për ndeshjen e së premtes mes Holandës dhe Brazilit në Port Elizabet ndërsa 1 mijë e 200 bileta janë të në shitje për ndjeshjen mes Uruguajt dhe Ganës në stadiumin Soccer City në Johannesburg. Shumë tifozë të futbollit ndërkohë po përpiqen të shkëmbejnë biletat për ndeshje të tjera për të arritur të shohin heronjtë e tyre në fushë.

Të shtunën ka gati edhe 300 bileta për tu shitur për ndeshjen Argjentinë-Gjermani në Cape Town. Fifa ka në plan të njoftojë sot edhe informacionet për biletat e fundit në ndeshjen e të shtunës mes Spanjës dhe Paraguajt në Ellis Park të Johannesburgut.

XS
SM
MD
LG