Lidhje

Filipine: Të paktën 650 të vdekur nga stuhia tropikale

  • Zëri Amerikës

Filipine: Të paktën 650 të vdekur nga stuhia tropikale

Filipine: Të paktën 650 të vdekur nga stuhia tropikale

Numri i të vdekurve nga stuhia tropikale Washi në Filipine ka arritur në mbi 650 vetë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për mbi 900 të zhdukur. Stuhia me shira të rrëmbyer dhe erëra të fuqishme shkaktoi shkarje të dheut dhe mori me vete shumë shtëpi me familjet brenda në to.

Kryqi i Kuq në Filipine thotë se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Dhjeta mjëra njerëz kanë mbetur pa shtëpi. Mijëra ushtarë dhe policë janë përfshirë në përpjekjet e shpëtimit, që pengohen nga rrugët e bllokuara dhe nga mungesa e energjisë elektrike.

XS
SM
MD
LG