Lidhje

Për herë të parë caktohen gra oficere në nëndetëset amerikane

  • Mana Rabi

Marina amerikane ka njoftuar se 11 vajza që u diplomuan këtë vit nga Akademia e Marinës janë caktuar të shërbejnë në nëndetëse. Kjo është hera e parë që gratë caktohen në atë të quhet “shëbimi i heshtur”. Zëri i Amerikës kontaktoi një nga këto vajza që përgatiten të punojnë si oficere në nëndetëse.

22-vjeçarja Laura Martindale u diplomua në anglisht nga Akademia e Marinës e Shteteve të Bashkuara në Anapolis të shtetit Meriland. Por Martindale nuk është studente e zakonëshme kolegji. Ajo është mes një grupi elit oficeresh që caktohen për herë të parë të shërbejnë në nëndetëse.

"Gjithmonë kam menduar se nëndetëset janë mahnitëse, por në to nuk caktoheshin gratë kur unë erdha për studime në Akademinë e Marinës. Unë vizitova një nëndetëse dy vjet më parë në stinën e verës dhe kjo ishte përvoja ime e vetme me to. Ne u zhytëm thellë me nëndetëse dhe në ato momente thashë ‘kjo është për mua’. Në saje të Kongresit dhe admiralëve gratë do të shërbejnë në nëndetëse, kjo është e rëndësishme, dhe unë do të jem një prej tyre".

Gratë kanë shërbyer në anijet luftarake të marinës në sipërfaqe që nga viti 1994. Por vetëm nga fundi i vitit të kaluar, Marina e Shteteve të Bashkuara tha se po shqyrtonte mundësinë që të caktonte gra në nëndetëse. Sfidat që paraqet rekrutimi i grave mund të ketë qënë një nga arsyet e kësaj vonese, pasi shërbimi në nëndetëse ka disa nga kërkesat teknike më strikte për oficerët.

40 vjet më parë, 70 përqind e burrave që shërbenin në Marinë kishin diploma nga kologje teknike në degë të tilla si inxhiniria. Sot, shifra ka rënë në 25 përqind, ndërsa numri i grave me diplomate teknike është shtuar. Por kjo nuk është arsyeja kryesore që Martindale dhe studentet e tjera u zgjodhën për “shërbimin e heshtur”.

"Mendoj se ta po kërkonin njerëz që të ishin të pasionuar rreth nëndetëseve dhe energjisë bërthamore. Por gjithashtu ata donin oficere të afta që të kryenin këtë rol të veçantë për gratë që hynin për herë të parë një një forcë ku nuk kishin shërbyer asnjëherë”.

Marina parashikon që 19 apo 20 gra të shërbejnë në nëndetëse, 11 nga Akademia e Marinës në Anapolis dhe pjesa tjetër nga shkolla të tjera të Marinës në vend. Martindale dhe oficeret e tjera do të shkojnë në programe stërvitjeje për nëndetëse. Pritet që ato të caktohen në ekuipazhet e nëndetëseve nga fundi i vitit 2011 apo fillimi i vitit 2012.

XS
SM
MD
LG