Lidhje

Fitzgerald: Mosmarrëveshjet mbi bashkëpunimin me FSK janë tejkaluar

  • Zëri Amerikës

Fitzgerald: Mosmarrëveshjet mbi bashkëpunimin me FSK janë tejkaluar

Fitzgerald: Mosmarrëveshjet mbi bashkëpunimin me FSK janë tejkaluar

Komandanti i krahut jugor të NATO-së, admirali amerikan, Mark Fitzgerald, tha sot në Prishtinë se mosmarrëveshjet lidhur me bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës tashmë janë tejkaluar dhe NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë ngritjen e kësaj force. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku u takua edhe me udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës si dhe me ata ndërkombëtarë. Admirali Fitzgerald e cilësoi si një zhvillim pozitiv kalimin e përgjegjësive nga KFOR-i tek policia e Kosovës për ruajtjen e monumentit në Gazimestan afër Prishtinës, i cili përkujton Betejën mesjetare të Kosovës që shënoi edhe fillimin e sundimit Osman në rajon. Admirali Fitzgerald, tha me këtë rast se gjatë muajve të ardhshëm mund të ketë kalim të më shumë përgjegjësive tek institucionet e Kosovës. Por ai tërhoqi vërejtjen se ka ende disa shqetësime për gjendjen në Kosovë, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, decentralizimin, çështjen e pakicave dhe rendin e ligjin. Admirali amerikan përsëriti sot se NATO-ja nuk është pjesë e strategjisë së Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe qeverisë së Kosovës për integrimin e veriut të Kosovës, por ritheksoi përkushtimin e aleancës për t'u përballur me çfarëdo situate që mund të paraqitet në vend.

XS
SM
MD
LG