Lidhje

Përmbytjet, Presidenti Topi kërkon angazhimin e institucioneve

  • Pëllumb Sulo

Përmbytjet, Presidenti Topi kërkon angazhimin e institucioneve

Përmbytjet, Presidenti Topi kërkon angazhimin e institucioneve

Zonat e përmbytjes në Shkodër i vizituan të shtunën paradite, fillimisht Presidenti Bamir Topi dhe më pas Kryeministri Sali Berisha. Presidenti Topi e cilësoi situatën si tepër të rënduar dhe kërkoi angazhimin e plotë të të gjitha institucioneve dhe komunitetit për përballimin e situatës. Në këtë situate, bëri thirrje Presidenti Topi, duhet të jenë të gjithë bashkë dhe të mos hapin debate të panevojshme. Ai tha se ky moment duhet kaluar dhe se te gjithe institucionet jane ne kembe. "Ne," tha Presidenti Topi, "kemi kerkuar ndihmë edhe nga vendet e tjera, perfshirë NATO-n".

"Natyrisht, ne jemi vend i NATO-s. Ndihma e parë kërkohet nga vendet aleate dhe është në parimet e Aleancës që, në çdo situatë të vështirë, qofshin këto edhe emergjenca civile, të gjithë janë të detyruar të ndihmojnë. Pra, këto janë çështje të karakterit teknik, por ju siguroj që kjo ndihmë vjen edhe do të vijë," tha presidenti i vendit, Bamir Topi.

XS
SM
MD
LG