Lidhje

Përmirësohet moti, më pak shkarkime nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës


Përmirësohet moti, më pak shkarkime nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës
Përmirësohet moti, më pak shkarkime nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës

Dita e sotme ka shënuar përmirësim të motit dhe pakësim të shkarkimeve nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, gjë që ka ndikuar në përmirësimin e situatës në rrethet Shkodër e Malësi e Madhe, ku ditët e fundit pati përmbytje, evakuim të banorëve si dhe bllokim të rrugëve e dëmtime në infrastrukturë. Megjithatë, edhe sot situata vazhdon të jetë e rënduar, sidomos në komunën Ana e Malit, në rrethin e Shkodrës si dhe në komunën e Vermoshit, në Malësi të Madhe, ku vazhdon të jetë i pakalueshëm aksi rrugor që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG