Lidhje

Faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimit të ushqimit në botë

  • Stiv Baragona

Faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimit të ushqimit në botë

Faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimit të ushqimit në botë

Viti 2010 përfundoi me rritjen e vazhdueshme të çmimeve në shumë pjesë të botës dhe me rezerva ushqimore jo të bollshme. Kjo ka i bërë disa ekspertë të shqetësohen se ndonjë krizë tjetër mund t’i ngrejë çmimet e ushqimeve në nivelet që shkaktuan dhunë në 2008-ën.

Në 2008-ën, shpërthyen demonstrata në mbi dhjetë vende, kur çmimet e ushqimeve arritën nivele rekord. Në 2010-ën, moti i mirë solli të korra më të mira dhe çmimet ranë.
Por në shkurt, kreu i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, Zhak Diuf tha për Zërin e Amerikës se rreziku nuk kishte kaluar.

"Të gjithë faktorët e tjerë që çuan në rritjen e çmimeve vazhdojnë të ekzistojnë dhe nuk kanë ndryshuar."

Zoti Diuf tha se biokarburet ende konkurrojnë me prodhimet bujqësore. Një e treta e misrit amerikan këtë vit u përdor për prodhimin e etanolit.

Çmimet e energjisë vazhdojnë të mbeten të larta, dhe kjo ndikon tek çmimi i ushqimeve.
Popullsia e botës vazhdon të rritet dhe moti është i paparashikueshëm.

"Pra nëse do të kemi probleme të mëdha me reshje apo thatësira në vendet kryesore eksportuese, atëherë kthehemi edhe një herë ku ishim."

Pastaj thatësira në rajonin e Detit të Zi pakësoi prodhimin e grurit në Rusi me një të tretën. Në gusht, Rusia e ndaloi eksportin e grurit, dhe kjo e keqësoi situatën, thotë Shenggen Fan. Ai kryeson Institutin e Kërkimeve për Politikat Ndërkombëtare të Ushqimit.

"Thatësira e detyroi Rusinë të ndalonte eksportet. ...Dhe ndalimi i eksporteve ruse bëri që çmimi të rritej.”

Çmimet ndryshojnë sipas rajonit. Megjithatë, Organizata e Ushqimit the Bujqësisë thotë se çmimet globale të grurit dhe misrit janë rritur gati 50 për qind gjatë vitit të kaluar.
Ekspertët parashikojnë që çmimet të rriten më shumë vitin e ardhshëm.

Ata ende nuk janë kthyer aty ku ishin para dy vitesh, falë rezervave të drithërave që ishin më të mëdha këtë vi,t se sa në 2008-ën. Por zoti Fan thotë se nuk ka garanci për vitet e ardhshme.

"Mendoj se duhet të marrim masa urgjente. Nëse nuk e bëjmë këtë, ju garantoj se do të kemi një krizë tjetër."

Fan thotë se në të ardhmen bota do të duhet të ushqejë një numër më të madh njerëzish me më pak tokë, ujë dhe burime të tjera, prandaj vendet duhet t’i ndihmojnë bujqit e tyre të bëhen më produktivë.

Por tani për tani, tregjet po ndjekin me vëmendje motin në Amerikën e Jugut. Të korrat e e dobëta atje mund t’i ngrejnë çmimet akoma më shumë. Kthimi tek çmimet e 2008-ës nuk është i pashmangshëm, thotë ekonomisti Xhon Anderson.

"Me të vërtetë që çmimet mund të jenë më të larta tani, por mendoj se është herët të thuhet se situata e atëhershme do të përsëritet patjetër në të njëjtat përmasa."

Anderson thotë se bujqit u janë përgjigjur çmimeve më të larta duke mbjellur më shumë. Dhe me parandalimin e katastrove natyrore, çmimet duhet të ulen.
Ai thotë se kjo nuk është hera e parë që bujqit janë përballur me këtë sfidë.

"Kemi pasur popullsi në rritje dhe burime të kufizuara gjatë 10 mijë vjetëve të fundit, por kemi arritur ta menaxhojmë situatën përmes novacioneve dhe përmirësimeve në teknologji."

Megjithatë, do të marrë kohë, para se përmirësimet të ndikojnë tek çmimet në treg, - thotë ai. Ndërkohë, ai pret që çmimet e ushqimeve të rriten pak gjatë muajve të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG