Lidhje

Çmimi i ushqimit në botë u rrit 5 % gjatë muajit gusht

  • Zëri Amerikës

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin, FAO, tha se në muajin gusht çmimi global i ushqimit u rrit me 5 përqind, ndërkohë që thatësirat në Rusi dhe përmbytjet në Pakistan kanë dëmtuar grurin dhe të mbjella të tjera.

Por një raport i FAO-së i publikuar sot thotë se çmimet ende janë nën nivelin e afërsisht 40% të rritjes së çmimeve që u regjistrua në vitin 2008. FAO shkurtoi parashikimet e saj mbi të korrat e grurit dhe orizit. Shkurtimi i furnizimeve rrit çmimet nëse niveli i kërkesave mbetet i njejtë ose rritet.

Edhe pse sasia e korrjeve do të jetë më e ulët se ç’është parashikuar për këtë vit, ajo ende pritet të jetë në shifra rekorde. Korrjet e orizit gjithashtu pritet të bien më shumë se ç’ishte parashikuar, ndërkohë që problemet e motit në Filipine dhe Pakistan kanë prekur prodhimet e orizit. Por FAO thotë se prodhimi bujqësor në vendet e tjera do të sjellë furnizime ne shifra rekorde.

Delegatët nga gjithë bota do të diskutojnë ndryshimet e fundit në çmimet e grurit në takimin e këtij muaji në Romë.

XS
SM
MD
LG