Lidhje

Franca: Mund të shkëputemi përkohësisht nga zona Shengen

  • Zëri Amerikës

Franca: Mund të shkëputemi përkohësisht nga zona Shengen

Franca: Mund të shkëputemi përkohësisht nga zona Shengen

Franca ka paralajmëruar se mund të pezullojë përkohësisht pjesëmarrjen e saj në zonën Shengen të udhëtimit të lirë, si rezultat i një fluksi imigrantësh që arratisen nga Afrika Veriore.

Mbi 20 mijë imigrantë kanë mbërritur në Itali, pas zbarkimit në ishullin e vogël mesdhetar të Lampeduzës, pasi u arratisën nga Afrika Veriore në vijim të trazirave politike në Tunizi dhe Libi.

Zyrtarët italianë kanë nxjerrë dokumenta që u japin imigrantëve të drejta qëndrimi6-mujore, gjë që u jep atyre mundësinë të udhëtojnë lirisht në zonën e Shengenit në Evropë.

Franca ka akuzuar Italinë se i ka pajisur refugjatët me dokumenta me vetëdije të plotë se tunizianët që flasin frëngjisht do të përpiqen të shkojnë në Francë.

XS
SM
MD
LG