Lidhje

Francezët, të zhgënjyer nga ideja e larmisë kulturore për shoqërinë e tyre


Francezët, të zhgënjyer nga ideja e larmisë kulturore për shoqërinë e tyre
Francezët, të zhgënjyer nga ideja e larmisë kulturore për shoqërinë e tyre

Një anketë e re e publikuar dje në Francë tregon se më shumë se 2 të tretat e pjesëmarrësve e konsiderojnë procesin e integrimit të imigrantëve në vend si të dështuar dhe fajësojnë më së shumti për këtë rezultat vetë imigrantët.

Anketa nga kompania Harris Interactive u botua nga e përditshmja Le Parisien. Ajo arrin në përfundimin se 66 për qind e të anketuarve janë të mendimit se imigrantët nuk i përshtaten mirë jetës në Francë dhe mbi 50 për qind e tyre kishin bindjen se gjendja ishte keqësuar gjatë 10 vjetëve të fundit.

Më shumë se tre të katërtat e të anketuarve mendonin se imigrantët nuk ishin përpjekur sa duhet për t’iu përshtatur shoqërisë franceze.

Më parë këtë vit, presidenti francez Nikola Sarkozi e cilësoi idenë e një shoqërie shumëkulturore si të dështuar në Francë.

XS
SM
MD
LG