Lidhje

Fransua Fillon u përgjigjet akuzave për reagim të dobët ndaj sulmit terrorist

  • Ardita Dunellari

Kryeministri francez Fransua Fillon ka hedhur poshtë akuzat se qeveria e tij mund të parandalonte vrasjet që kreu i dyshuari Mohamed Merah, një fondamentalist mysliman.

Zoti Fillon tha sot për një radio franceze se pavarësisht historisë kriminale të 23 vjeçarit, autorititet nuk kishin arsye specifike për ta mbajtur atë vazhdimisht nën vëzhgim, dhe nuk kishin patur arsye të mendonin se ai do të kryente sulme të tilla vdekjeprurëse.

Ndërkaq, policia po mban ende të ndaluar nënën, vëllain dhe të dashurën e të vëllait të të dyshuarit, për të arritur në përfundimin nëse Merah vepronte i vetëm, ose kishte bashkëpunëtorë.

Muhamed Merahi, francez me origjinë algjeriane, u akuzua për vrasjen e tre forcave paraushtarake franceze në 11 mars e më pas për vrasjen e një rabini dhe tre fëmijëve në një shkollë hebraike në Tuluzë ditën e hënë.

Personat u goditën teksa ai ecte me motorrin e tij. Autoritet thonë se për vrasjen e të gjithë personave është përdorur e njëjta armë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG