Lidhje

DeVilpë, parti të re në Francë


Ish-kryeministri francez Dominik de Villepin po krijon një parti të re të qendrës së djathtë, e cila synon të rivalizojë presidentin Nikola Sarkozi në zgjedhjet e vitit 2012.

Ky veprim i njërit prej rivalëve më të ashpër të zoti Sarkozi ndodh disa ditë pasi partia konservatore e Presidentit, UMP, pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale. Zoti de Villepin tha se donte të krijonte një lëvizje poltike e cila sipas tij, të jetë e lirë dhe e hapur për të gjihtë. Ai tha se partia e re do të fillojë nga aktiviteti më 19 qeshor. Zoti de Villepin ka qenë kryeministër i Francës në vitet 2005-2007. Lufta mes dy konkurrentëve politikë filloi në vitin 2004, kur ata bënë manovra për të zënë vendin e Presidentit të atëhershëm Zhak Shirak.

XS
SM
MD
LG