Lidhje

Francë: Greva e sindikatave paralizon portin e Marsejës


Në Francë, një grevë ka paralizuar portin kryesor jugor të Marsejës. Zyrtarët thonë se hyrja e anijeve në port, duke përfshirë terminalin kryesor të naftës u bllokua dhe greva po përhapet në porte të tjera.

Sindikatat u kanë bërë thirrje anëtarëve të lenë punën për tri ditë, si pjesë e grevave të tanishme në shkallë kombëtare lidhur me reformën e pensioneve.

Sindikatat kudo në Francë kanë deklaruar se nesër dhe më 12 tetor do të paralizojnë transportin publik dhe ajror si dhe shkollat. Javën e kaluar, rreth 1 milion njerëz protestuan kudo në vend. Protestat dhe grevat organizohen për të kundërshtuar planet e qeverisë për rritur moshën minimale të pensionit nga 60 në 62 vjeç.

XS
SM
MD
LG