Lidhje

Gjermania mohon që Kancelarja Merkel të ketë thënë se do të pastrojë kampet e romëve

  • Zëri Amerikës

Një mosmarrëveshje në Evropë me Parisin lidhur me dëbimin e romëve, është përshkallëzuar duke u kthyer në një incident diplomatik mes Francës dhe Gjermanisë.

Presidenti francez Nikola Sarkozi, që është kritikuar ashpër për politikën e qeverisë së tij ndaj romëve, e ktheu vëmendjen nga Gjermania duke thënë se ajo ka në plan të bëjë deportime të ngjashme. Zoti Sarkozi e bëri deklaratën dje në fund të takimit të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian që u mjegullua nga kritikat ndaj politikës franceze të deportimit.

Zyra e kancelares gjermane Angela Merkel e mohoi kategorikisht pohimin se vendi i saj ka në plan të përzërë romët. Zyrtarët e qeverisë gjermane këmbëngulën se zonja Merkel as nuk ka diskutuar për kampet e romëve në Gjermani me zotin Sarkozi.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Uestervele tha sot se deklarata e zotit Sarkozi ishte rezultat i një keqkuptimi.

Më parë, Komisionerja e Bashkimit Evropian për drejtësinë Vivian Reding kishte lënë të kuptohej se politikat e Francës për deportim, u bënin jehonë atyre të nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG