Lidhje

Franca i dorëzon BE-së propozime për ndryshime në ligjin e imigracionit

  • Zëri Amerikës

Franca i dorëzon BE-së propozime për ndryshime në ligjin e imigracionit

Franca i dorëzon BE-së propozime për ndryshime në ligjin e imigracionit

Franca ka dorëzuar një dokument me ndryshimet e planifikuara për ligjin e saj të imigracionit në Bashkimin Evropian pas dëbimit të më shumë se 1 mijë romëve gjatë muajve të fundit.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se mbrëmë vonë BE mori një propozim të Francës, i cili do të shqyrtohet gjatë ditëve të ardhshme për të vendosur nëse ndryshimet e bëra përputhen me rregullat e Bashkimit.

Rregullat e BE-së kërkojnë njoftim me shkrim për dëbime dhe mundësi për apelim të vendimeve për dëbim.

Gjatë viteve, Franca ka kthyer në Evropën Lindore qindra anëtarë të komunitetit rom të cilët janë shtetas të BE-së. Por kohët e fundit autoritetet franceze kanë rritur ritmin e dëbimeve të cilat i prezantojnë si pjesë e luftës kundër krimit.

Komisionerja e BE-së për drejtësinë Viviane Reding paralajmëroi Francën se vendi mund të përballet me masa disiplinore për shkak të deportimit të romëve.

XS
SM
MD
LG