Lidhje

Francë: Vazhdojnë demonstratat masive kundër reformave në sistemin e pensioneve

  • Zëri Amerikës

Francë: Vazhdojnë demonstratat masive kundër reformave në sistemin e pensioneve

Francë: Vazhdojnë demonstratat masive kundër reformave në sistemin e pensioneve

Dhjetëra mijëra vetë po marshojnë në qytete të ndryshme të Francës në protestat e fundit kundër përpjekjeve të presidentit Nikola Sarkozi për të rritur moshën e pensionit.

Dhjetëra qytete sot u përfshinë nga protestat. Kjo është dita e pestë e protestave gjatë kësaj jave, që shkaktuan ndërprerjen e transportit hekurudhor dhe anulimin e fluturimeve ajrore. Grevat në rafineritë e naftës kanë ndërprerë furnizimin me karburant.

Zyrtarët francezë u kanë dhënë kompanive të naftës leje për të shfrytëzuar rezervat emergjente, por kanë këmbëngulur se nuk ka arsye që motoristët të shqetësohen për mungesa karburanti.

Dje policia franceze u fut me forcë në radhët e protestuesve për të rihapur depot e karburantit, pasi punonjësit e rafinerive ndërprenë një tubacion që furnizon Parisin dhe aeroportet e kryeqytetit.

Të mërkurën senati francez hedh në votë propozimin për rritjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç.

XS
SM
MD
LG