Lidhje

Franca përballet me mungesa karburanti nga grevat mbarë-kombëtare

  • Zëri Amerikës

Franca përballet me mungesa karburanti nga grevat mbarë-kombëtare

Franca përballet me mungesa karburanti nga grevat mbarë-kombëtare

Franca po përballet me mungesa nafte ndërkohë që punëtorët francezë kanë mbyllur rafineritë e naftës për të protestuar ndaj planeve të qeverisë për rritjen e moshës së pensionit dhe reformat në porte.

Grevat e sindikatave të punonjësve ndërprenë operacionet e rafinimit të naftës në tetë nga 12 rafineritë e Francës. Kompania më e madhe franceze e naftës Total tha se greva e kishte detyruar të fillonte një mbyllje graduale të gjashtë rafinerive të saj në vend.

Furnizimet me naftë në Francë kanë pasur mungesa nga greva dy-javore në terminalet e naftës në jug të Francës, ku punëtorët po protestojnë ndaj reformave të porteve.

Zyrtarët e industrisë së naftës thonë se nëse grevat e rafinerive vazhdojnë, mungesat në pikat e karburantit mund të fillojnë që pas një jave.

Qeveria tha sot se do të do t’i përmbahej vendimit për rritjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç dhe moshës për të drejtën e pensionit të plotë nga 65 në 67 vjeç. Presidenti francez Nikola Sarkozi thotë se ndryshimet nevojiten për të reduktuar deficitin e madh buxhetor të Francës.

XS
SM
MD
LG