Lidhje

Parlamenti i Francës miratoi projektligjin për reformimin e sistemit të pensioneve

  • Zëri Amerikës

Parlamenti i Francës miratoi projektligjin për reformimin e sistemit të pensioneve

Parlamenti i Francës miratoi projektligjin për reformimin e sistemit të pensioneve

Parlamenti i Francës miratoi projektligjin e Presidentit Nikolas Sarkozi për reformën në sistemin e pensioneve, megjithë disa javë greva në gjithë vendin.

Ligjvënësit e miratuan sot projektligjin 336 vota pro dhe 233 kundër, të cilin zoti Sarkozi pritet ta nënshkruajë në ligj nga mesi i nëntorit.

Ligji, i cili ngre moshën minimale të pensionit nga 60 në 62 vjeç, ka shkaktuar protesta dhe greva në mbarë vendin. Demonstratat kanë prekur rëndë transportin në përgjithësi dhe udhëtimin e pasagjerëve, kanë mbyllur shollat dhe kanë ndërprerë furnizimin me karburant.

Udhëheqësit e sindikatave kanë bërë thirrje për një grevë kombëtare nesër në përpjekje për të kërkuar ndryshimin e ligjit.

Udhëheqësit e sindikatave kanë bërë thirrje për një grevë kombëtare nesër në përpjekje për të kërkuar ndryshimin e ligjit.

Grevat e planifikuar për dje të sindikatës studentore në Paris dhe qytete të tjera të Francës e humbën vrullin e mëparshëm, ndërkohë që organizimet e udhëhequra nga sindikatat e punëtorëve me sa duket e humbën mbështetjen.

XS
SM
MD
LG