Lidhje

Punëtorët francezë zotohen të vazhdojnë protestat kundër ligjit të ri të pensioneve


Punëtorët francezë zotohen të vazhdojnë protestat kundër ligjit të ri të pensioneve
Punëtorët francezë zotohen të vazhdojnë protestat kundër ligjit të ri të pensioneve

Grevat në Francë vazhdojnë dhe vendi po përgatitet për një ditë tjetër demostratash të enjten e ardhëshme lidhur me projeket-ligjin e ri të pensioneve që Senati francez e miratoi të premten. Korresopndentja e Zërit të Amerikës, Xhenifer Glas na njofton nga Parisi se pritet që Presidenti Nikolas Sarkozi ta nënshkruajë atë në ligj sëshpejti.

Rreth 100 demonstrues të mbledhur në Paris këtë fund jave, me flamuj në duar dhe shumica me stema të verdha, bënin thirrje që mosha e pensionit të jetë 60 vjeç. Ata kundërshtojnë planin e qeverisë për rritjen e moshës minimale të pensionit nga nga 60 në 62 vjeç dhe pensionit të rregullt nga 65 në 67 vjeç.

Projekt-ligji ka shkaktuar protesta për më shumë se dy javë, nga grevat e sektorit të transportit që kanë sjellë ndërprerjen e shërbmeve hekurudhore dhe ajrore deri tek bllokimi i rafinerive, depove të karburatit dhe porteve që kanë lënë shumë stacione benzine të zbrazura. Qeveria franceze thotë se reformat janë të nevojshme sepse dificiti fiskal është shumë i lartë.

Këta demonstrues po mbledhin fonde që grevat të vazhdojnë. Patrice Bessac, zëdhënës i Partisë Komuniste të Francës thotë se nuk ka rëndësi që Senati e miratoi projekt-ligjin.

"Ligji është miratuar por jo lëvizja”.

Sindikatat e punëtorëve kanë bërë thirrje për një ditë vepriemsh në gjithë vendin të enjten. Një thirrje e ngjashme nxorri nëpër rrugë më shumë se një milion njerëz në fillim të javës. Pritet që edhe studentët të zhvillojnë demonstrata, por enjtja është dita që protestuesit shpresojnë të bëjnë një deklaratë.

"Mendoj se demonstata e të enjtes të jetë shumë e madhe", tha ai.

Qeveria ka zbatuar ligjin e emergjencës për ta miratuar projket-ligjin dhe Presidenti Sarkozi ka këmbëngulur se nuk do të tërhiqet.
Bessac thotë se kjo nuk është një strategji e mirë për Presidentin.

Sindikatat kanë premtuar se do të veprojnë të enjten e ardhëshme dhe më 6 nëntor, madje thonë se do të vazhdojnë t’u bëjnë thirrje punëtorëve të tyre dhe qytetarëve të tjerë të Francës të vazhdojnë protestat deri sa Presidenti të hyjë në negociata me ta.

XS
SM
MD
LG