Lidhje

Përshkallëzohen grevat në Francë


Përshkallëzohen grevat në Francë
Përshkallëzohen grevat në Francë

Policia franceze ndërhyri përmes bllokadës së protestuesve për të rihapur depot e karburantit, ndërsa punonjësit e rafinerive ndërprenë një linjë furnizimi me Parisin dhe aeroportet në një betejë të përshkallëzuar lidhur me reformën e pensioneve. Policia gjithashtu ndërhyri për të bllokuar studentët përpara zyrës së kryeministrisë ndërsa sindikatat studentore u bashkuan në protestat antiqeveritare.

Protestat studentore vazhduan sot në Lion, të ditën e katërt radhazi të grevave mbarëkombëtare mbi planet e qeverisë për të rritur moshën e pensionit.

Gjimnazistët u përleshën me policinë dhe u vunë zjarrin kazanëve të plehrave në rrugët e qytetit.

“Më vjen keq të them por të rinjtë sot, detyrohen të thyerjnë rregullat në mënyrë që tu dëgjohet zëri. Kur flasim drejpërdrejt, nuk na dëgjojnë por na injorojnë”, tha një student.

Studentët dhe sindikatat e punëtorëve i shohin reformat e presidentit Nikola Sarkozi që rrit moshën e pensionit nga 60 në 62 si një sulm të mbrojtjes sociale të merituar.

Qeveria thotë se kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar sistemin e pensioneve dhe këmbëngul se njerëzit duhet të punojnë më gjatë pasi po jetojnë më gjatë.

Ndërkohë disa qindra nxënës bllokuan hyrjen në gjimnazin Volter sot paradite ashtu siç kanë bërë çdo ditë që nga e marta.

Ministria e arsimit tha se 306 gjimnaze janë prekur në një farë mase nga grevat sot. Gravat u përhapën sot në të gjitha rafineritë e naftës në Francë. Punëtorët në të 12 rafineritë e Francës janë në grevë pasi dy uzina në pronësi të firmave Exxon Mobil dhe Peropls votuan të hidhen në protesta sot.

Presidenti Sarkozi po u qëndron besnik reformave pavarësisht protestave të kësaj jave. Edhe pas reformës, mosha e pensionit në Francë do të vazhdojë të jetë më e ulta ndër vendet e botës së zhvilluar.

XS
SM
MD
LG